Google search engine
Home Politike A janë takuar Rama dhe Basha në Rinas? Reagon PD: Një gënjeshtër...

A janë takuar Rama dhe Basha në Rinas? Reagon PD: Një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen e votave

0
221

Partia Demokratike ka reaguar pas aludimeve politike për një takim të ndodhur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Rinas pas takimeve me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD deklaron se nuk ka pasur asnjë takim dhe se kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e vendit.

Zërat për një takim mes Ramës e Bashës erdhën pas ftesave të shumta që kryeministri bëri ndaj liderit të opozitës për të bashkëpunuar edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit të cilat i fitoi Partia Socialiste, por rezultati i tyre nuk është pranuar nga PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here