Ilir Alimehmeti jep superlajmin për personat që kanë kaluar koronavirusin

0
322

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se deri tani imuniteti natyror ka një ngjashmëri mbrojtje me vaksinën Pfizer.

“Imuniteti natyror është superior. Pfizer ka efektivitetin më të lartë nga të gjitha. Përsa i përket hospitalizimeve është njësoj, infeksioni natyror është superior, ndërsa për riinfektimet nuk ka patur”, tha ai për Tv Klan.

Në studimin e nxjerrë nga autoritetet izraelite rezultoi se ata që janë vaksinuar me Pfizer kanë 93% mbrojtje për t’u infektuar, ndërsa ata që kanë kaluar Covid-19 kanë 95% mbrojtje për t’u riinfektuar.

Po ashtu, personat që janë vaksinuar dhe ata që kanë kaluar Covid nuk kalojnë rast të rëndë të Covid dhe as nuk shtrohen në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here