Google search engine
Home Lifestyle “Javën tjetër rihapen shkollat”, Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të...

“Javën tjetër rihapen shkollat”, Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve

0
261

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pranuar propozimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe javës tjetër do të rihapen shkollat për t’i dhënë fund mësimit online.

“Javën tjetër rihapen shkollat.

Deri këtu ia kemi dalë me sukses vetëm falë bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit që treguam për njëri-tjetrin.

Duke njoftuar me kënaqësi hapjen e rrugës për rikthimin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në shkolla, mbetet absolutisht e domosdoshme që të mos harrojmë, se lufta që po fitojmë ende nuk ka mbaruar.

Prandaj suksese në këtë fundvit shkollor të gjithëve dhe një apel për të gjithë, që të vazhdojmë të respektojmë rregullat për t’ia dalë deri në fund”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here