E diela e zgjedhjeve, ja si do të jetë moti në fundjavë

0
222

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se këtë fundjavë e shtuna do të jetë me mot të paqëndrueshëm por e diela, dita e zgjedhjeve, do të jetë me diell.

PARASHIKIM I SHMU

Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Vranësirat do të përqendrohen më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për ti lenë vendin kthjellimeve.
Dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorologjike. Kështu do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, juglindje e në zonat malore kalime vranësirash të pakta deri mesatare.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here