Për herë të parë gjatë fushatës elektorale, Basha dhe Kryemadhi bëhen bashkë në Kombinat

0
222

Për herë të parë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha bëhen bashkë gjatë fushatës elektorale. Ato janë ndalur ditën e sotme në Kombinat, në një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Basha thotë se Rama po përpiqet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë, por e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill.Duket se kjo është e disata herë që Basha refuzon ofertën e Ramës për bashkëpunim pas 25 prillit.

‘Mirë se ju gjej! Si jeni? Jemi këtu për të parë shkatërrimin që po lë pas Edi Rama pas 8 vitesh dështime dhe me dështimin e fundit, atë të rindërtimit që kanë lënë familjet tuaja pa streh dhe jemi këtu për të thënë se etja për ndrshim, domosdoshmëria për ndryshim tani ndihet kudo. Pjesë e ndryshimit në programin tonë, është dhe rindërtimi me shpejtësi. Përfundimin në kohën më të shkurtër të mundshme i këtij procesi jetik. Kjo erë ndryshimi këtu në Kombinat.

Pra, për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eleminuar të gjitha proçedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimëra mijëra familje në çadra. Por njësoj kudo ku kemi qenë nëpër Shqipëri etja për ndryshim ndihet anembanë dhe shikohet në fytyrat e të gjithëve, të nënave, të rinisë që është mbledhur këtu.

Të mrekullueshëm. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën më 25 prill për ndryshimin ta kthejmë në një qeverisje të shpresës, në një qeverisje të njerëzve, në një qeverisje të zgjidhjeve. Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje e cila do të kthejë besimin tek ekonomia, tek punësimi dhe tek mirëqenia. Ndaj, le të vazhdojmë së bashku këto 7 ditë që kanë mbetur, maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse me 25 prill Rama humb, Shqipëria Fiton.’-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here