Korridor i ri për turizmin, Peleshi njofton nisjen e aksit që do të lidhë Korçën me Skraparin e Beratin

0
208

Korça, Skrapari dhe Berati tashmë do të lidhen përmes një korridori të ri që do të shërbejë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së dy qarqeve. Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi, njëherësh edhe drejtues politik i qarkut të Korçës ka dhënë lajmin për një investim të ri në infrastrukturën rrugore të këtyre zonave. “Një lajm i shumëpritur. Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat. Falenderoj deputetet e dy qarqeve tona që lobuan për këtë projekt, ministrin Blendi Klosi, ministren Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë’, shkruan në një postim në Facebook, ministri Peleshi. Ai vlerëson se ky është “një korridor i ri që hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here