“Në vendin tonë po qarkullon një virozë tjetër”/ Mjeku i njohur shqiptar jep detajet dhe bën apelin e fortë: Mos e ngatërroni me COVID-19

0
253

Mjeku infeksionit në QSUT, Gent Stroni i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ bëri të ditur se në vendin tonë po qarkullon një virozë e stinës, të cilën nuk duhet ta ngatërrojmë me COVID-19.

“Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin.

Në një njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi mjeku Stroni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here