“Mbrojtje vetëm 3% nga doza e parë e vaksinës kineze”, Skënder Brataj reagon për studimin nga Kili, jep informacionin e RËNDËSISHËM: S’është e vërtetë

0
96

Universiteti i Kilit ka kryer një studim në lidhje me vaksinën kineze, duke arritur në përfundime mjaft interesante. Sipas këtij studimi, një dozë e vetme me vaksinën kineze siguron një mbrojtje vetëm me 3% kundër virusit. Prandaj është e rëndësishme marrja e dozës së dytë dhe një kujdes i madh të paktën deri në dy javë pas marrjes së saj.

Sa i përket lajmeve, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi se në ditën e 14 pas marrjes së dozës së parë, vaksina kineze ofron 50% mbrojtje.

“Po shihja studimet e fundit për vaksinën kineze ku vërtetohet se nga 18 në 59 vjeç… ku 50% e efikasitetit të vaksinës kineze është me dozën e parë në ditën e 14, me dozën e dytë është shumë herë më shumë. Nuk kemi të dhëna për vaksinat e tjera. Këtu është një studim me 67 mijë veta të bëra në Brazil dhe po flasim për një variant tipik që është rezistent karshi të gjitha vaksinave. Sigurisht që një vaksinë që kap 50% mbrojtje është e këshillueshme. Gjithologët dalin dhe thonë mbrojtje 3%. Kjo është e tmerrshme. Në këtë moment të dalë gjithollogu, mbi të gjitha mjek, nuk e di për çfarë arsye, por është turp që të dalë një prej nesh dhe të gënjejë. Edhe mbas 25 prillit po ne do të jemi. Shkencën nuk e interpreton dot sipas qejfit.

Nuk dua të mbroj asnjë vaksinë, por njerëzit duhet t’i bëjnë të gjitha vaksinat që janë në Shqipëri pasi janë mbi 70%”, u shpreh Brataj në A2.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj