Rrëzohet struktura metalike në shëtitoren e re të Sarandës, plagosen 3 punonjës

0
200

Një strukturë metalike që po vendosej tek një pjesë e shëtitores së re në Sarandë ka rënë duke plagosur tre persona. Mësohet se të plagosurit janë punonjës që firmës që po kryente punimet.

Ata janë transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e Sarandës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tendës prej hekuri. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here