“Bridges of musical tradition”, për krijimet shqiptarë dhe ato të vendeve fqinje

0
242

“Bridges of musical tradition” nisi në mars të vitit 2018, si një kolanë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. TKOB shprehet se ishte për të gërshetuar krijimet e kompozitorëve shqiptarë me ato të vendeve fqinje, duke thyer barrierat e duke ngritur ura bashkëpunimi. “Ky projekt nisi mes teatrit tonë në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë. Koncerti “Bridges of musical tradition” u realizua si një produksion krejt i veçantë, me këngët, meloditë dhe muzikën më të bukur tradicionale greke dhe shqiptare”, bën me dije Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Krijimet e kompozitorëve grekë si Mikis Theodorakis, Manos Hadjidakis dhe mjeshtrave të muzikës shqiptare Prenk Jakova, Avni Mula si dhe Rexho Mulliqi u ekzekutuan nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dirigjuar nga Eleftherios Kalkanis dhe u interpretuan nga mezzo sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori grek Stavros Salabasopoulos. Ky produksion pati premierën në Tiranë e më pas u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko”, në qytetin e Vlorës. Vikena Kamenica, mezzo sopranoja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është një nga artistet e njohura të skenës shqiptare me vlerësime jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Kamenica e nisi karrierën si këngëtare e muzikës së lehtë. U diplomua për kanto në vitin 2001. Shkëlqeu në “West Side Story” e “A century of Broadeay”. Më tej realizoi role me rëndësi për karrierën e saj si Karmeni te opera “Carmen” Bizet në vitin 2007 me regji të Patricia Panton; Floresin te opera “La Traviata” e Verdit me regji të Massimo Ranierit, rolin e Rozinës te shfaqja operistike “Berberi i Seviljes”, etj. Po ashtu dhe artistët grekë kanë një aktivitet të vlerësuar artistik, ndërsa për publikun shqiptar ishin në “Bridges of musical tradition”. Në faqen e tij herë pas here Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) vazhdon të risjellë në vëmendje aktivitete që janë zhvilluar me artistë shqiptarë por dhe të huaj, ku një prej tyre është dhe “Bridges of musical tradition”, që u zhvillua në muajin mars të viti 2018 me artistë të njohur. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here