Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme u vendos masa e sigurisë për 43-vjeçarin, Arsen Selimi, nga Ferma e Çlirimit, i dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual me te mitur”, përkatësisht për mbesën 13-vjeçare.
Në seancë gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari. Bëhet me dije se i arrestuari Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke dhënë shpjegime që “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.
Nga avokat Rudin Bircaj është kërkuar masa më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi.






































