E qëlloi nga larg për ta trembur. Si u shpëtoi plumbave Taulant Pepaj

    0
    301

    Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Taulant Pepaj. Të tre të rinjtë kanë qenë që bashku në një makinë, por edhe Pepaj ishte i shoqëruar. 

    Fillimisht një prej të rinjve, nuk dihet ende se kush, ka qëlluar tre herë në drejtim të makinës së Pepajt. Një herë ka qëlluar nga distanca, sa për të trembur dhe ta bëjë të ndalojë, dhe pikërisht në këtë moment ka shtënë edhe dy herë të tjera. Duke u munduar se e ka plagosur 30-vjeçarin, autori ka dalë nga makina e tij dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe Pepaj.

    Ai bashkë me personin që e shoqëronte janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, duke shpëtuar gjallë nga atentati. Pasi humbën shumë kohë, edhe autorët vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Duke harruar kështu se çdo lëvizje, bashkë me fytyrat e tyre, ishte kapur nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here