Do shkojë në Itali! Qytetarët ‘porosisin’ Ramën: Mos harro pensionet! Kryeministri i kthehet: Eh ç’muhabet…

0
191

Më 5 dhe 6 mars të muajit që vjen, kryeministri Edi Rama do të shkojë në Itali në 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve. Lajmi është publikuar prej ditësh në media, ndaj dhe qytetarët kanë nisur me caktimin e “porosive” për numrin një të qeverisë. Një prej tyre i kërkon Ramës që të diskutojë lidhur me pensionet dhe të mos fajësojë palën italiane.

Komentuesi: I nderuar zoti kryeministër! Në takimin e 5 Marsit në Itali, a do ta ngrini ju vetë çështjen e pensioneve? Janë mijëra shqiptarë që mbajnë shpresat vetëm tek ju, prandaj të lutem shumë mos i zhgënjeni dhe mos nxirrni si justifikim palën italiane.

Edi Rama: Ç’dmth justifikim palën italiane?! Po pse kush e ka në dorë ketë qeveria shqiptare?! Eh ç’muhabet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here