13 viktima dhe 1184 të infektuar nga covid-19 në Shqipëri

    0
    188

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here