“Shkrihen” partite e vogla/Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nxjerrin jashtë loje 76 parti politike (lista)

0
302

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke eliminuar koalicionet parazgjedhore duket se do të nxjerrin jashtë loje një pjesë të madhe të partive të vogla. Vetë mazhoranca këtë qëllim kishte, duke deklaruar se partitë e vogla duan vetëm tepsinë. Zgjedhjet e 25 prillit janë sfida e parë për partitë në vend dhe kanë dalë jashtë loje plot 76 parti. Sipas raportit vjetor të KQZ në vend janë regjistruar me vendim gjykate plot 113 parti. Nëse shohim listën e publikuar nga KQZ për subjektet e 25 prillit, rezulton se janë regjistruar 37 parti. Pra kemi 76 subjekte që kanë dalë tërësisht jashtë loje. Ajo që bie në sy është se në vend ka shumë parti fantazmë. Këto parti janë krijuar vetëm për qëllime financiare dhe nuk kanë as adresë as nuk dihet se kush është kryetari. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve administroi raportet e auditimit të ekspertëve kontabël, dhe përgatiti materialin mbi bazën e opinionit të shprehur prej tyre. Në përfundim të procesit të verifikimit të raporteve të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, rezultoi se nga 113 parti politike të cilat duhet të auditoheshin: Për 56 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për shkak të mosarritjes së kontaktimit me përfaqësues të partisë”, thuhet në raportin e KQZ. Pra duket se një prej qëllimeve të synuara është arritur. 76 parti politike nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve dhe me shumë gjasë nis shkrirja e tyre. Partitë që marrin pjesë në zgjedhje përfitojnë dhe fonde nga shteti, por një pjesë duket se tashmë do falimentojnë.

Partitë tradicionale

Ajo që bie në sy është se partitë tradicionale apo që njihen prej vitesh janë regjistruar në zgjedhje. Një që mund të përmendim është ajo Ligj dhe Drejtësi e avokat Spartak Ngjelës që ka mbetur jashtë. Gazeta e tha dhe pak ditë më parë se partitë e majta nuk kanë hyrë në zgjedhje dhe votuesit e tyre pritet të shkojnë te PS. Por nuk ka ndodhur kështu me të djathtën pasi secila parti është regjistruar në zgjedhje. Heqja e koalicioneve duket se ka qenë një strategji e mirëmenduar e mazhorancës. Listat u hapën, por u fut dhe kufizimi i koalicioneve para zgjedhjeve duke detyruar PD dhe LSI që të shkojnë të ndara në zgjedhje. Kjo skemë i jep avantazhe PS, pasi mund të formojë qeverinë dhe nëse merr më pak se gjysma e votave. Nga ana tjetër zgjedhjet e 2017 treguan se LSI është më e humbura. Po ashtu kemi një shkërmoqje të partive të vogla. Lulzim Basha do të fusë në lista e tij disa prej aleatëve, si Shehi, Dule, Ndoka apo Duka. Ndërkohë pritet që PD të regjistrohet si parti me logon e saj në zgjedhje. Pra të gjithë deputetët që do dalin nga aleatët e Bashës do të jenë deputetë të PD. Në KQZ partive të tyre nuk do iu njihen që i kanë nxjerrë si deputetë. Ato parti mund të marrin pjesë në zgjedhje sepse janë regjistruar, por pritet që të kenë numër minimal votash për shkak se liderët do i kenë në listën e PD. Por regjistrimi i partive të djathta duket se krijon çarje në opozitë. Kjo skemë u ndoq edhe në zgjedhjet e 2017 dhe aleatët e Bashës hodhën shumë vota poshtë. Secila parti mori nga 2-3 mijë vota të cilat mund të shkonin te PD.

Disa nga partitë që refuzuan zgjedhjet

1.      Aleanca Arbnore Kombëtare

2.      Partia Ambientaliste

3.      Partia Ardhmëria Shqiptare

4.      Partia Bashkimi Republikan Shqiptar

5.      Partia Demokratike Integrim e Prosperitet

6.      Partia e Gjelbër

7.      Partia e Pajtimit Kombëtar

8.      Forca Rinia

9.      Partia e Punës e Shqipërisë

10.  Partia Unitetit Kombëtar

11.  Partia G99

12.  Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori

13.  Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

14.  Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

15.  Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

16.  Partia Personat me Aftësi të Kufizuar

17.  Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë

18.  Partia Rruga e Lirisë

19.  Partia Shqiptare Atdheu

20.  Partia Social Punëtore e Shqipërisë

21.  Partia Socialiste e Moderuar

22.  PSV ‘91

23.  Partia Toleranca e re e Shqipërisë

24.  Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë

25.  Partia Ligj dhe Drejtësi

26.  Partia Demokracia e Re Europiane

27.  Partia Demokracia e Re Europiane

28.  Partia e të Drejtave të Mohuara

29.  Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë

30.  Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian

37 partitë e regjistruara në zgjedhje

1.         Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë;

2.         Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;

3.         Partia Kombëtare Konservatore Albania;

4.         Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;

5.         Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

6.         Partia Socialiste e Shqipërisë;

7.         Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;

8.         Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;

9.         Partia Demokratike e Shqipërisë;

10.       Partia Republikane Shqiptare;

11.       Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;

12.       Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;

13.       Partia Nisma Thurje;

14.       Partia Social Demokrate;

15.       Partia Aleanca Kombëtare;

16.       Partia Demokracia Sociale;

17.       Partia Lëvizja për Ndryshim;

18.       Partia Lëvizja Demokratike;

19.       Partia Ora e Shqipërisë;

20.       Partia Bindja Demokratike;

21.       Partia Aleanca Demokratike;

22.       Partia Lëvizja e Legalitetit;

23.       Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet;

24.       Partia e Reformave Demokratike;

25.       Partia Emigracioni Shqiptar;

26.       Partia Balli Kombëtar;

27.       Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;

28.       Partia e Çështjeve Shqiptare;

29.       Partia Demokristiane;

30.       Partia e Ballit Kombëtar Demokrat;

31.       Partia Agrare Ambientaliste;

32.       Partia Bashkimi Demokrat;

33.       Partia Lëvizja e Re;

34.       Partia Kristian Demokrate;

35.       Partia Aleanca Demokracia;

36.       Partia Komuniste;

37.       Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here