Google search engine
Home Aktualitet Zhdukja e biznesmenit italian Pecorelli e mbërthyer me mister/ Ngrihen pista të...

Zhdukja e biznesmenit italian Pecorelli e mbërthyer me mister/ Ngrihen pista të reja hetimi, ja me çfarë dyshohet se është marrë në Shqipëri

0
378

Vazhdojnë të mbeten mister rrethanat dhe zhdukja e biznesmenit të njohur italian, Davide Pecorelli, në një fshat të Pukës.Pista kryesore e hetimit të ngjarjes duket se ka ndryshuar rrjedhë dhe ka të bëjë me aktivitetin e italianit për të cilin mësohet se merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacioneve në kanale të ndryshme, Fax News u interesua për hetimet edhe në strukturat e shtetit shqiptar që po merren me çështjen, ku mësojmë se është duke u hetuar në të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së Pecorellit në trafikun e narkotikëve, por ka rezervim në dhënien e detajeve të hollësishme. Nga ana tjetër, burimet pohojnë se Policia shqiptare është duke pritur rezultatet e ekspertimit piroteknik të ADN-së, përftuar nga eshtrat e gjetura në automjetin e marrë me qera nga biznesmeni, dhe që u gjet e djegur në zonën e Pukës.

Eshtrat ja dërguar para disa ditëve në Itali ku pas ekspertimit që po iu bëhen në Shqipëri, me kërkesë të palës italiane, do të krahasohen edhe me vëllain e të zhdukurit për të provuar nëse i përkasin Pecorellit apo jo.

Burime të besueshme konfirmojnë se eshtrat e gjetura në makinën e shkrumbuar në fillim të Janarit janë pjesa e kokës dhe legenit të një personi, për të cilat priten përgjigjet e ADN-së për të zbuluar se kujt i përkasin.

Në këto rrethana, ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike. Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve markotike.

Më datë 09.02.2021, autoritetet shqiptare kanë nisur në drejtim të Italisë një mostër eshtrave të dyshuara se i përkasin Davide Pecorellit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here