Zbulohet partneri misterioz i Iva Tiços, ky është gjermani që i rrëmbeu zemrën gazetares

0
432

Gazetarja Iva Tiço, ashtu si shumë persona të tjerë publikë, kur vjen fjala për jetën private e ruajnë atë me fanatizëm ekstrem.

Shpesh e ftuar në emisionet televizive, krahas pyetje për rutinën e saj të përditshme, vëmendje të rëndësishme e kanë pasur pyetjet për jetën e saj private. Me shumë sportivitet Iva i është përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve, duke na zbuluar kështu disa të pathëna nga jeta e saj.

E pytur shumë kohë më parë se kur do martohej, Iva Tico i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale se ajo të martohet atëherë kur ta ndjejë se ka gjetur personin e duhur për të kaluar çdo situatë që ofron jeta.

Por që nga ajo kohë gjërat për vajzën single, kanë ndryshuar shumë.

Iva deklaroi në një emision televiziv se e ka gjetur dashurinë e jetës, madje gazetarja vërtetoi vetë se ekziston ajo dashuria që nis me fluturat në stomak e mund të përfundojë me një unazë në gisht.

 “Dhëndrin e kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë, e vetmja gjë që më ka prishur, problem që më ka shkaktuar është se më ka bërë rrëmujë në shtëpi se është projektuar për një njeri dhe s’ka vend për shumë rroba“, tha Tiço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here