Taulant Balla prezanton bashkëshorten dhe tregon për herë të parë si janë njohur

0
233

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndryshe nga çdo herë tjetër sot ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij Iris Pekmezi, drejtore juridike në T-Mobile.

Ata kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Ata kanë folur për fillimet e njohjes së tyre dhe lidhjen e tyre 15 vjeçare, dhe që si frut i dashurisë kanë ardhur dy fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Balla: Gjysma ime është Iris, ne kemi 15 vite bashkë dhe produkt dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Pra kështu ju prezantoj gjysmën time më të mirë.

Ne jemi njohur, unë isha deputet ndërsa Iris avokate dhe takohesha me përfaqësues, Në fakt Iris ka qenë shumë refuzuese.

Iris vinte nga një familje persekutuar dhe që u dashurua me një nga PS.

Iris: Ka qenë një mik i jonë i përbashkët që na ka prezantuar atë kohë ishte edhe eprori im. E më tha duhet të çosh këtë dokumentin dhe do takosh zotin Balla.

Balla: Në shtator u takuam dhe diskutuam për çështjen, sigurisht patëm mundësin të hanim dhe ëmbëlsirat dhe aty shkëmbyem dhe nurmat.

Iris: Aty fillova të shikoja ndryshe ,dashuria nuk sheh moshë apo ngjyra.

Arditi: Çfarë të pëlqeu më shumë tek Taulanti?

Iris: Ishte nga djemtë të pashëm të parlamentit të asaj kohe një orator i shkëlqyer me atë oratori ma mori mendjen dhe zemrën.

Arditi: Më trego pak për propozimin, si tu ul në gjunjë

Iris: Taulant ka shumë të mira, por një nga të metat është se s’ka qenë kurrë romantik, por vetën në ëndrra mund ta shoh këtë propozim.

Arditi: A i çon Lule?

Irsi: Më ka prurë vetëm një herë. Një herë lule mali, të egra, kjo ishte e vetmja herë.

Arditi: A është prekur ndonjëherë Taulanti për ty?

Iris: Është prekur shumë kur unë humba gjyshen, sepse ajo më ka rritur dhe Taulanti ka qenë vërtetë shumë i lidhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here