IGJEUM paralajmëron se ç’do ndodhë në mbrëmje dhe tre ditët e ardhshme: Do ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash, në këto zona parashikohen përmbytje

0
258

Moti në vend është duke u karakterizuar nga reshje shiu thuajse në të gjithë territorin. Krahas shiut, në zona të caktuara siç është jug-lindje dhe veri-lindja është duke rënë dëborë.

Ndërkohë, sipas Meteoalb reshjet pritet të intensifikohen gjatë mesditës dhe mbrëmjes ku zonat më të prekura do të jenë ultësira perëndimore, Shqipëria qendrore si edhe jugu, ku parashikohen edhe përmbytje.

Në ultësirën perëndimore parashikohen reshje shiu me intensitet 5 deri 10 milimetra në orë.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.

PARASHIKIMI METEO 

————————–

RESHJET  

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 13 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C 

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here