Grabitet filiali i një banke në mes të Tiranës, punonjësi kërcënohet me armë. Policia zbardh detajet: Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrje- daljet

0
189

Grabitet filiali i një banke në zonën e Brrylit rreth orës 14:00.Një person ka kërcënuar me armë punonjësit dhe ka grabitur një sai parash.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura, ndërkohë që autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

“Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here