‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

0
253

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, së fundmi kanë ngritur shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të Covid-19 në Shqipëri, dhe sipas tyre nuk kanë qenë të duhurat.

Në një letër që i kanë nisur Kryeministrit Rama dhe Ministresë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruajnë se numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore.

Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19. Po ashtu në letër Federata e Mjekëve kërkon mes të tjerash  institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.

“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur terapeutik për pacientët me COVID-19 si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës ëëë.amfe-federation.eu për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19. Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here