U largua nga emisioni për shkak të debatit me Arjan Konomin, Meridiani vijon me kunjat në rrjetet sociale

0
201

Përveç opinionistit Arjan Konomi, në emisionin e të dielës “Për’puthen Prime”, këtij programi dating iu bashkuan edhe dy opinionistë të rinj.

Meridian Ramçaj dhe Fatma Haxhialiu u ulën në panelin tjetër të opinionistëve por gjatë puntatave të para nisën përplasjet.

Megjithëse nuk pamë asgjë në ekran, zëra brenda televizionit treguan se opinionisti Meridian Ramçaj pati përplasje me Arjan Konomin, gjë që solli edhe largimin e tij nga emisioni.

Në vend të Meridianit erdhi gazetarja Elona Duro, ndërsa askush nga produksioni nuk foli për këtë lëvizje.

Mirëpo, Ramçaj diçka ka lënë të kuptohet me postimin e fundit në Instagram, ku ironizon Konomin për komentet e tij gjatë takimit të Atdheut dhe Melisës.

Më herët, Arjan Konomi u shpreh se takimi i çiftit iu duk i neveritshëm, mirëpo mbrëmjen e kaluar ata treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin, hapën zemrat dhe realizuan një prej takimeve më të bukura.

Meridiani ka ndarë në InstaStory pjesë nga takimi i Melisës dhe Atdheut të cilët gjithashtu i ka etiketuar, ndërsa shkruan me ironi fjalët e Konomit:

“Ah sa i neveritshëm je more Atdhe Xharavina nëpër takime! Kjo violina dhe trëndafili janë të neveritshme! Aspak kreativ apo romantik more djalë! Apo jo Melisa Lleshi?”- janë fjalët e tij që tregojnë hapur “sherrin” me Arjan Konomin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here