Të tjera detaje për “21 Janarin”, Sokol Balla: Emri i Olsian Çelës u përmen 10 vite më parë nga….

    0
    258

    Gazetari Sokol Balla, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se në librin e tij më të ri “Dëshmia e puçit” ka dhënë kontributin e tij për ngjarjen e 21 janarit.

    Balla tha se ka dokumentuar atë që ka ndodhur më datë 21 janar 2011. Ai shton se në libër ka dëshmi të gazetarëve të tjerë për atë që ndodhi 10 vjet më parë.

    “Në libër përmblidhet se çfarë ndodhi më 21 janar, me dëshmitë e disa personave, nën cilësinë e gazetarit, të diplomatit, operatorit etj. Ngjarjet fillimisht po shkonin në drejtim të panjohur dhe të rrezikshëm. Fillimisht u akuzuan opozita, gazetarët, kjo pjesa jonë është më komike.

    Pas 10 vitesh njeriu reflekton, ftohet disi me situatën e asaj kohe, ama shikon se drejtësia nuk është bërë, unë mendova që çfarë ka ndodhur, të dokumentohet. Janë 200 faqe që ofrojnë pasqyrë më të plotë, siç i dinë edhe kolegët e mi Bushati e Baze, por ka edhe dëshmi, që mund të ndiqen edhe në “Real Story””, tha Balla.

    Sokol Balla vlerësoi se vrasjet e 21 janarit mbeten ende të pandëshkuara, kurse shtoi se gazetarët që panë çdo gjë nga afër, janë gati të japin dëshmi për atë që ka ngjarë në atë ditë.

    Ngjarja është e pambyllur akoma. Ishte momenti që të bëhet edhe një bilanc, për të dhënë edhe atë dëshminë e puçit në thonjëza, për të dhënë edhe një mesazh, që ne jemi këtu, ne jemi gati që të japim dëshmitë tona dhe ne ofrohemi për të dhënë dëshmi. Në deklaratën një eksponenti të PD, ku akuzoheshim ne gazetart, u përmend edhe emri i Kryeprokurorit të sotëm. Hetimi politik i asaj kohe përfshinte edhe kryeprokurorin aktual Olsian Çela. Policia të rihapë seriozisht hetimet”, u shpreh Balla.

    Më tej, Balla nënvizoi se politika e ka përdorur 21 janarin, ndërsa shtoi se në Shqipëri fatkeqësisht ekziston kultura e mos-ndëshkueshmërisë. Për Ballën, përplasja mes Berishës dhe Ramë do të hyjë në histori dhe se kulmi i kësaj përballje ishte pikërisht 21 janari.

    “Për dy vrasje, kishte dënime minimale dhe dy vrasjet e tjera nuk janë dënuar. Ka pasur akuza për puç shteti. Duhet ose të dalim ne të fajshëm ose ata që bënë akuzat. 21 janari u përdor politikisht nga të gjitha palët. E përdorën për zgjedhje, e përdorën për politikë etj.

    Përplasja Rama – Berisha besoj do hyjë në histori si përballja më e fortë, që tërheqin edhe vëmendjen e njerëzve që nuk i duan, është përplasje që kulmin e pati më 21 janar. Në Capitol, institucionet kanë vepruar menjëherë, ndërsa në Shqipëri drejtësia nuk ka vepruar akoma. Shqipëria ka këtë sistem, sepse drejtësia ka qenë e kontrolluar.

    U intimidua kryeprokurorja e vendit nga Berisha. Pse ndodh kjo? Kjo sepse drejtësia ka qenë pjesë e politikës. Shpresoj që reforma në drejtësi të kthejë drejtësinë në vend. Nëse do kishte drejtësi, nëse dikush thotë se këta njerëz janë puçistë, le ta provojë. 21 janari nuk kalon as me fletë-lavdërimi, as me heshtje. Gjërat kanë ndodhur dhe njerëzit janë vrarë. Gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Balla.

    Duke folur për zgjedhjet më 25 prill, Balla vlerësoi se opozita duhet të mendonte më shumë që të thithte elektoratin gri. Ai u shpreh se qeveria duhet të mos bëjë krahasime me vitin 2013, por të flasë me bilance.

    “Pas 10 viteve, pala më pak fajtore mund të jetë ajo që nuk vrau, por edhe kjo palë ka faje, për atë protestë që nuk ishte e organizuar mirë, por ishte e organizuar në mënyrë ç’organizuar. Sa i takon kësaj fushate, duket se është anormale, sepse bëhet në kohë pandemie dhe në mes të një krize ekonomike. Njerëzit kanë pritshmëri të larta dhe nuk mund t’i referohesh vitit 2013. Opozita duhet që të bënte proces të thellë reflektimi. Opozita duhet të thithte shtresën gri. Qeveria duhet që të flasë me bilance”, përmbylli Balla.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here