SPAK cakton pesë prokurorë që do të merren me Krimet Zgjedhore, zbardhen emrat

0
17

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit, SPAK ka caktuar 5 prokurorët të cilët do të merren me çështjen e ndryshimeve në Kodin Penal për Krimet Zgjedhore. Ndryshimet e Kodit Penal i dhanë SPAK-ut kompetencën për të zgjedhur 5 prokurorët.

Ata janë:Klodjan Braho, Sotir Kllapi, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, i cili do të jetë kryeprokurori i këtij sektori.

Prokurorët do të hetojnë ata për të cilët vijnë të dhëna apo akuzohen se kanë kërkuar apo  për favore të tjera në këmbim të votës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK-u ishte kërkesë e opozitës dhe që mori mbështetjen e maxhorancës gjatë mbledhjeve të Këshillit Politik dhe më pas miratimin tek ligjvënësit e Kuvendit. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj