

Është zbardhur një pjesë nga dosja hetimore sesi u zbulua sanitarja Tire Alldervishi që hiqej si infermiere duke mashtruar vajzën për ti shërbyer së emës së saj tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ duke i marrë 8 milionë lekë.
Përmes dosjes mësohet se vajza e cila kishte të shtruar në pavijonin 2 nënën e saj të sëmurë me Covid ka kërkuar nga “infermierja” kundrejt pagesës që ti shërbejë nënës së saj.
Ndërkohë duket se biseda me një doktoreshë të pavijonit ku qëndronte 55 vjeçarja e cila i ka pohuar vajzës së viktimës se Tirja nuk ishte infermiere por sanitare, dhe nuk ishte pjesë e pavijonit të saj.
Sanitarja kundrejt pagesës i ka dërguar vajzës foto dhe video të nënës së saj gjatë kohës që ajo ishte e shtruar, dhe hiqej herë pas here sikur ishte pjesë e stafit që i shërbente të ndjerës.
Biseda e vajzës me doktoreshën:
Doktoresha: Alo…!
Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin….!
Doktoresha: Po!
Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës, nëse më mban mend!
Doktoresha: Po, po patjetër, si je ti?
Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermier, apo sanitare në spitalin tuaj?
Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavjonin tonë, nuk ka lidhje fare me ne si pavion.
Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, sanitare apo infermiere?
Doktoresha: Sanitare
Ndërkohë pas marrjes së lajmit se ishte e mashtruar nga një person që hiqej si infermiere, vajza e 55 vjeçares që humbi jetën tek Covid 2 ka marrë sërish në telefon Tire Alldervishaj.
Në këtë komunikim denoncuesja ka kërkuar nga sanitarja që ti kthejë shumën prej 8 mln lekësh që i kishte marrë në këmbin për ti shërbyer nënës së saj e cila humbi jetën 28 ditë pas betejës me Covid.