Djegia në kraharor nga urthi – Shkaku dhe zgjidhjet më të mira natyrale

0
187

Ndjesia e një vale djegëse që të përshkron kraharorin është gjithnjë e pakëndshme. Po flasim për urthin, që mesa duket ka tendencën të përkeqësohet gjatë përpjekjeve për të fjetur.
A e keni pyetur veten përse urthi ndizet në mbrëmje? Nëse jeni ulur ose jeni në këmbë, graviteti ndihmon në lëvizjen e ushqimit nëpërmjet ezofagut dhe në stomak ku do të tretet.

Por kur jeni shtrirë, graviteti nuk ju vjen në ndihmë dhe nuk përshpejton kalimin e ushqimit, lëngjeve apo acideve nëpërmjet ezofagut.

Përjetimet e urthit janë të ndryshme dhe variojnë në njerëz të ndryshëm. Shumica e njerëzve përballen me urthin dhe simptomat e tij gjatë ditës, ndërsa të tjerë gjatë natës, kur është edhe më e vështirë për ta mbajtur nën kontroll.

Çfarë e shkakton ndjesinë e djegies?
Kur ushqeheni, ushqimi kalon nga fyti në ezofag dhe direkt e në stomak. Hyrja e ushqimit nga ezofagu në stomak kontrollohet nga një muskul specifik në pjesën e poshtme të ezofagut.

Ky muskul zakonisht qëndron i mbyllur, përveç se në rastet kur ju përtypni ushqim.

Kur ky muskul nuk mbyllet pasi ushqimi ka kaluar në stomak, acidet e stomakut ngjiten lart në ezofag. Mjekët e përshkruajnë këtë lëvizje për së mbrapshti si refluks.

Të dhënat tregojnë se një në dhjetë të rritur vuan nga urthi të paktën një herë në javë dhe një në tre të rritur e përjetojnë atë një herë në muaj. Sipas shkencëtarëve 10 deri në 20 përqind e të rriturve vuajnë nga urthi kronik.

Pozicionet më të mira të gjumit kundër urthit
Mjekët rekomandojnë që të përdorni një jastëk të veçantë, që do ju lejojë të qëndroni shtrirë në anën e majtë me kokën të ngritur lehtas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here