Del emri, ky është republikani i parë që konfirmon se do të votojë pro shkarkimit të Donald Trump

0
29

Dhoma e Përfaqësuesve diskutoi dje rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra të parin e shtetit amerikan dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve.

Dhe njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko njoftoi se do të votojë për të hequr nga detyra e presidentit, Donald Trump.

Katko është republikan i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të hequr dorë nga Trump, sipas tij shkaku i nxitjes së mbështetësve për të sulmuar Kongresin amerikan.

“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump inkurajoi këtë kryengritje, si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti krijoi një mjedis të keqinformimit, shkeljes së ligjit, dhe ndarje”, shkroi ai në Twitter.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj