“E paskam dhj*rë sot”/ Refuzoi të bënte vaksinën anti-COVID, mjeku i njohur shqiptar publikon mesazhin që i erdhi dhe befason me atë që thotë

0
79

Prej dy ditësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër COVID-19. Në këto dy ditë të para fillimisht janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë. Mirëpo ka edhe nga ata mjekë që kanë refuzuar ta marrin vaksinën, sikurse është mjeku imazherist Renato Osmenaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ku tregon dhe sms-në që e njoftonte për vaksinën ai shkruan: E paskam dhjerë sot! Paskam harruar të bëj vaksin?n te stadiumi!

“E paskam dhj*rë sot”, refuzoi të bënte vaksinën

I pyetur nga komentuesit nëse do ta bëjë apo jo vaksinën në ditët në vijim, Osmenaj lë të kuptohet se nuk do ta marrë dozën e vaksinës anti-covid. Prej fillimit të pandemisë ai ka pasur kritika të shumta mbi menaxhimin që iu bë situatës nga qeveria shqiptare, dhe jo në pak raste ka akuzuar edhe publikisht ministren Ogerta Manastirliu, për atë që ndodh në spitalet shqiptare.

Deri më tani në vendin tonë kanë marrë dozën e parë të vaksinës rreth 130 mjekë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj