Ministrja Ekonomi tregon zonat më problematike: Ja ç’ndodh në Durrës

0
345

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka dalë në tërren për të monitoruar situatën problematike të shkaktuar nga moti i keq në disa zona të vendit. Ekonomi ka thënë pak më parë se në Durrës janë nën pushtetin e ujit për shkak të reshjeve, rreth 450 hektarë tokë. Problematike sipas saj është dhe situata në Lezhë.

“Duke qenë se Drejtoritë e Ujësjellës-Kanalizimeve janë të organizuara në të gjithë vendit, një drejtori që ka pasur problematik është ajo e Lezhës. Situata është në monitorim. Në Durrës sipërfaqa ku ka dalë ujë, është 450 hektarë. Nuk ka informacion ende për sipërfaqe të mbuluara nga ujë në zona të tjera”, ka thënë Ekonomi për Report TV.

Sipas saj, deri tani nuk ka informacion që gjëja e gjallë të jetë dëmtuar. Ministrja theksoi se janë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndihmuar banorët e zonave në jug dhe veri të vendit, ku ka reshje shiu e dëbore.

“Deri tani nuk ka infromacion që gjëja e gjallë të jetë dëmtuar nga ujë. Mbrëmë kam bërë një telefonatë të gjatë me kryetarin e Malësisë së Madhe, për të ndjekur nga afër nëse ka nevojë për ndonjë ndërhyrje. Në Ministri janë të gjitha kapacitetet për të përballuar reshjet e shiut dhe reshjet e dëborës”, shtoi Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here