Më në fund një lajm i mirë dhe shpresëdhënës / Kjo vaksinë mbron edhe nga mutacionet e Covid-19

    0
    173

    Më në fund një lajm i mirë dhe shpresëdhënës vjen nga studimi i përbashkët i ekspertëve të firmës Pfizer dhe atyre të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Teksasit. Vaksina e firmave Pfizer/BioNTech, krijon mbrojte kundër infektimit edhe nga variantet e reja të koronavirusit të shfaqura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. 

    Nga analizat laboratorike të mostrave të gjakut të 20 personave të cilëve ju ishte injektuar kjo vaksinë u zbulua se sistemi i tyre imunitar kishte neutralizuar të dy variantet e reja të koronavirusit.

    Mutacionet e reja të virusit u zbuluan në Dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë vetinë të përhapen më shpejt dhe të jenë më ngjitëse, por jo më vdekjeprurëse.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here