Denaj nga Vlora: Fiskalizimi pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve, për të përmirësuar administrimin fiskal dhe reduktuar informalitetin

0
195

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Prefekturën e Vlorës në prani edhe të prefektit Flamur Mamaj, një takim informues dhe ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve publike, që tashmë janë zyrtarisht pjesë e këtij procesi tejet të rëndësishëm.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj tha se, fiskalizimi është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.

“Në frymë edhe të procesit po nisim një marrëdhënie informimi me institucionet publike. E nisëm nga Vlora, por do të jemi në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë muajit janar. Ky proces synon përmirësimin e informacionit, si dhe thjeshton operacionet.
Së pari, të gjitha marrëdhëniet do të jenë elektronike, pra të dhënat kryqëzohen në mënyrë të menjëhershme dhe në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Së dyti, fatura është elektronike dhe ajo do të ketë një përfaqësim të tre dimensioneve, marrëdhëniet biznes me entet publike, siç thashë filloi në datën 1 janar 2021, marrëdhëniet biznes me biznes apo të gjitha marrëdhëniet që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe siguron në 1 korrik të këtij viti dhe marrëdhëniet me qytetarët, marrëdhëniet kesh që fillon me 1 shtator.
Përdorimi i portalit “Selfcare” apo “I vetëshërbimit” në formatin e reformës së fiskalizimit është një element shtesë, i cili duke qenë pa kosto do të ndihmojë biznesin e vogël, por për të gjithë biznesin, për ata që do të jenë nga 1 shtatori të detyruar për të qenë pjesë e faturës elektronike dhe nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i të gjithë formatit që aktualisht ekziston”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha në lidhje me kostot e këtij procesi, se si Ministria e Financave, ashtu edhe Administrata Tatimore vijojnë të kenë të njëjtin qëndrim.

“Reforma e fiskalizimit, ndryshimi i mënyrës së faturimit është një proces, i cili do të hap tregun në përdorim të shumë prodhuesve të zgjidhjeve softuerike. Nga ana tjetër qeveria është kujdesur që për biznesin e vogël të mos kishte asnjë kosto shtesë”.

Takimet informuese do të vijojnë edhe në qytete të tjera, për të qartësuar çdo problematikë, por edhe për t’i bërë me dije avantazhet që sigurohen me modernizojnë formatit të raportimit me një teknologji të re dhe me shumë pak ose aspak efekte financiar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here