Robert Berisha i bën pyetjen me spec Nora Istrefit: “A je pishman që jemi ndarë?”

0
181

U bë një vit që këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha lajmëruan ndarjen e tyre, e cila ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it shqiptar. Megjithëse rrugët e tyre u ndanë, çifti ruajti raporte mjaft të mira pasi në mes ishte edhe e vogla Renee.

Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant. Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.

Mbrëmjen e djeshme Robert dhe Patris Berisha kanë qenë të ftuar në emisionin “Soiree”, ku janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u ktheu në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.

“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti Jonida Shehu.

“A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash!”- ka thënë këngëtari me nota humori.

Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): “Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?”

Robert Berisha: “Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here