Ademi pranon lidhjen me dy motrat: Kam edhe fëmijë! Udhëtoja me të dyja dhe gruan në Greqi

    0
    322

    Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë e motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani nga 59-vjeçari Përparim Ademi, më 31 dhjetor të 2020.

    News 24 ka siguruar një pjesë të dëshmisë së tij para Gjykatës së Tiranës, teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

    Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para 20 e ca vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin.

    Autori i vrasjes ka pretenduar para togave te zeza se ka dhe fëmijë me këtë të fundit, por nuk i ka regjistruar në gjendje civile. Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi.

    Më tej, 59-vjeçari Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here