Zgjedhjet e 25 prillit/ Zbardhet plani i Patozit dhe Topallit, ja pika ku nuk bien dakord

0
32

Astrit Patozi është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit do të kandidojnë në një listë të përbashkët.

Patozi tha për Euroneës Albania se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha ato parti të reja që kërkojnë ndryshim të vërtetë në politikë.

“Kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët e mundshëm, pasi ne mendojmë që gjëja më e mirë për partitë e reja është që konkurrojmë me një listë të përbashkët, pra ato forca politike që kanë të njëjtën kauzë dhe kërkojnë ndryshimin dhe thjesht rotacionin, të kenë një listë të përbashkët për të maksimizuar rekordet elektorale. Ne e kemi diskutuar më të gjithë, më afër jemi me Lëvizjen për Ndryshim të zonjës Topalli, por edhe më të tjerët. Ne besojmë që shumë shpejt do të kemi një produkt për këtë garuar në një listë të përbashkët, e cila do jetë e vetmja risi e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Patozi.

Në ndryshim nga Topalli, Patozi shprehet se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e kandidimit në më shumë se një qark.

“’Ne as nuk e çojmë nëpër mend që ta shfrytëzojmë atë mundësi. Pra, nuk e kemi për qëllim që kryetari i partisë, apo koordinatori i partisë të bëhet deputet. Ne jemi për listë të hapur dhe të barabartë. Që do të thotë shanse të barabarta për gjithkënd. Kryetari i partisë ka të njëjtat atribute dhe të njëjtat shanse me atë të zgjedhurin e fundit”, tha Patozi. Shqetësim për partitë e vogla ka qenë pamundësia për të ruajtur votat, por me kodin e ri sipas Patozit kjo gjë bëhet më e lehtë.

“Duke qëndruar në çdo qendër numërimi personalisht. E vetmja gjë e re kë këtyre zgjedhjeve, që interesi për të ruajtur votën do të jetë edhe personal, përveç se partiak. Çdo njeri që ka emrin në listë do ta jetë i interesuar vetë sesa vota merr dhe kjo ne na shton besimin që vota do ta shkojë te i zoti”. U shpreh Patozi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj