Ndërrimi i viteve qytetarët e festojnë në shtëpi: 2021 të na gjeje pa koronavirus

0
174

Nëse më parë uronim që viti i ri të ishte i mirë si ai që ikte, këtë herë të gjithë në një zë duan që 2020 të harrohet sa më shpejt. Të mbledhur në rrethin  e ngushtë familjar, ajo që ndjehet është lehtësim dhe urim që viti që po lëmë pas të marrë me vete dhe pandeminë.

“Shyqyr që iku mo. M’u gzu i madh e i vogël.”

Në Librazhd qytetarët e presin pa para.

Më keq ma s’ka, me para borxh edhe sot. Me frikë me stres.”

Korçarët urojnë për largimin e pandemisë.

“Gëzuar festat të gjithëve, mbarësi edhe pa korona.”

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ka ende qytetarë që udhëtojnë për tek miqtë e të afërmit e tyre. Thonë se ky vit do të mbahet gjatë.

“Ndërrimi i viteve…ishalla po ikën Covid-i e po bëhet më mirë.”

Në pikën e përbashkët kufitare vetëm ditët e fundit janë rregjistruar më shumë se 21 mijë hyreje-dalje të qytetarëve. Krahasuar me fundin e vitit 2019 kjo periudhë shënon disa herë më pak hyrje dalje në kufirin Shqipëri- Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here