“Kam pasur frikë….”/ Rrëfehet Pipero, tregon për herë të parë momentet më të vështira: Kur më ka pyetur Fevziu në studio nëse…

0
44

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar momentet e vështira në spital gjatë këtyre muajve të vështirë për shkak të pandemisë.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se momenti më i vështirë ishte kur është pyetur në studio nëse COVID-i kishte hyrë në Shqipëri dhe u përgjigj me “po”, ndërsa momente të vështira kanë qenë edhe humbja e jetës nga pacientët apo kolegët.

Për sa i përket frikës nga pandemia, ai tha se frikë ka patur në momentet e para kur Infektivi u gdhi me dy pacientë të infektuar, ndërsa shtoi se mendon që në janar do të ketë rritje të rasteve.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur më ka pyetur Fevziu në studio nëse ka hyrë COVID-i në Shqipëri apo jo dhe unë i kam thënë që ka hyrë. Moment i vështirë është humbja e jetës së një pacienti apo edhe më shumë i humbjes së jetës së një kolegu.

Frika është njerëzore. Natyrisht që momentet e para edhe kemi patur frikë sidomos kur Infektivi u gdhi me 2 pacientë të shtruar në spital. Ka qenë një moment frike përballja me të panjohurën.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj