OSHEE: Pengese më furnizimin e energji, borë në zonat malore

0
273

Moti i keq që ka përfshirë kryesisht zonat e malësisë kanë sjellë edhe probleme në furinizimin me energji elektrike.

Sipas OSHEE-së, grupet e punës janë në gatishmëri të plotë por në zonat malore është bërë pengesë bora.

“Nisur nga parashikimi i motit, OSSH më herët organizoi dhe ngriti grupet e gatishmërisë në të gjithë vendin, duke përforcuar personelin dhe bazë materiale të nevojshme. Pavarësisht masave, koha e keqe pengon stafet tona të reagojnë më shpejtë për noemalizimin e situatës. Problematika shfaqen kryesisht në zona të thella rurale, ku gjatësia e rrjetit arrin deri 60 km, sidomos në veri të vendit”, thotë OSHEE.

Dëbora është bërë pengesë për kalimin e bazës materiale, pasi rrjeti elektrik kalon në terrene të vështira, si në Valbonë, Lekbibaj, Lëpushë, Kelmend, etj.
Dëmet janë kryesisht te përcjellësit, izolatorët dhe shtyllat, pra në rrjetin ajror që kalon përmes relieve malore.

Petraq Lika, administrator i OSSH Sh.A, thotë për mediat se, “Nga brigadat e terrenit po punohet me intesitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale, ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në zgjidhjen e problemit për shkak të terrenit të vështirë”. Afro 90% e defekteve janë në zona rurale, ku 70% janë në zona “rurale të thella”

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Shkodra, Kukësi, Vlora, Burreli dhe Bajram Curri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here