Plas sherri në studion e Top Channel/ Nëna e Melisës përplaset me të ëmën e Sindit, vajzat ndërhyjnë menjëherë! (VIDEO)

0
45

Në puntatën e sotme të “Për’Puthen”, ishin të ftuara e ëma e Melisës dhe Sindit, vajzave mes të cilave ka patur jo pak debate në studio.

Të dyja vajzat kanë replikuar shpeshherë ashpër ndaj njëra-tjetrës, duke mos kursyer ironinë dhe ofendimet. E ëma e Sindit, fillimisht i kërkoi falje nënës së Melisës, në lidhje me ofendimin që Sindi i bëri vajzës së saj, ku i tha “ti e jep për një kafe”.

Ndërkohë, e ëma e Melisës tha se e bija bëri mirë që u largua nga studio në atë moment, pasi debati mund të kishte degraduar, ndërsa shtoi se e ka rritur të bijën me edukatë. Pikërisht këtu filloi edhe debati, ku nëna e Melisës dhe ajo e Sindit, i dolën në mbrojtje vajzave të tyre. Kjo fjali irritoi nënën e Sindit dhe pikërisht këtu filloi edhe debati mes nënave të vajzave të cilat i dolën në mbrojtje vajzave të tyre.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj