A do ti dekretojë ndryshimet e reja në qeveri/ Përgjigjet Ilir Meta

0
45

Dorëheqja e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi Rama i disa ministrave të rinj, ishte lajmi i ditës sot në vend.

Por për presidentin e Republikës Ilir Meta tha se ende nuk i ka marrë propozimet.

Ai tha se kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i ministrit të jashtëm që është kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga intervista në Ora News

Meta: Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar.

Edi Oga: Nuk janë dekretuar akoma?

Ilir Meta: Jo akoma. Unë ende nuk i kam marrë propozimet.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj