OBSH: Virusi do bëhet endemik, duhet të mësohet të jetojë me Covid-19.

0
16

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se edhe pse kjo pandemi e koronavirusit ishte shumë e rëndë, ajo nuk është detyrimisht ‘më e madhja’.

Sipas ‘Guardian’, ekspertët kanë paralajmëruar se bota duhet të mësohet të jetojë me Covid-19.

Sipas profesor David Heymann, që drejton grupin e këshilltarëve të OBSH, ky virus do të bëhet endemik.

“Bota po shpreson për imunitetin e tufës, por në njëfarë mënyre, transmetimi do të ulet nëse mjaftueshëm persona do imunizohen,” tha ai në konferencën e fundit për këtë vit. “Duket se fati i Covid-19 është që të bëhet endemik, njësoj si katër koronaviruset e tjerë njerëzore. Ai do të vazhdojë të pësojë mutacion teksa riprodhohet në qelizat njerëzore”.

“Për fat të mirë ne kemi mjetet për të shpëtuar jetët, dhe këtu, në bashkëpunim me një shëndet të mirë publik, do na lejojnë të jetojmë me Covid-19”.

Kurse kreu i programit të emergjencave në OBSH, Mark Ryan tha: “Skenari më i mundshëm është që ky virus të bëhet endemik dhe do mbetet një kërcënim, por një kërcënim më i ulët në kontekstin e një programi global vaksinimi”.

“Ekzistenca e një vaksine, qoftë edhe shumë efikase, nuk është garanci për zhdukjen e një sëmundjeje infektive. Është një stekë shumë e lartë për t’u kaluar”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj