Platforma “Netflix” fshin të gjithë filmat e Johnny Depp

0
236

Platforma e famshme e filmave “Netflix” në Amerikë dhe Australi ka fshirë të gjithë filmat ku ishte protagonist aktori hollivudian Johnny Depp.

“Netflix USA” dhe “Netflix Australia” kanë marrë këtë vendim pasi Depp është dënuar me abuzim për ish-gruan e tij dhe ky ishte si një “ndëshkim” për aktorin nga ana e tyre.

Johnny Depp humbi disa javë me parë gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij. Menjëherë pas gjyqit Warner Bros i kërkoi të hiqte dorë nga roli i Gellart Grindewald për filmin “Fantastic Beasts 3”. Johnny Depp hodhi në gjyq tabolidin, sepse e kishte cilësuar atë si dhunues grash në një artikull në vitin 2018-të, mirëpo ai nuk arriti të fitonte në betejën ligjore.

Fakti që aktori duhet të heqë dorë nga roli i tij për shkak të kësaj çështje, i ka irrituar shumë fansat e Depp. Ata janë shprehur se do të bojkotojnë filmin nëse nuk do të shfaqet Johnny në të dhe madje kanë nisur të nënshkruajnë një peticion online.

Peticioni i publikuar në “Change.org” mban titullin “Warner Bros rikthe Johny Depp si Gellart Grindeëald” dhe deri më tani e kanë firmosur 147,402 njerëz. Avokatët e Depp gjithashtu po planifikojnë që të apelojnë vendimin e gjykatës.

“Kjo ndodhi për shkak të vendimit të çështjes së tij me “The Sun”, që ishte totalisht e padrejtë. Ne duam që ai të rikthehet! Warner Bros duhet të dëgjojë publikun, ose ne do të bojkotojmë filmin”, thuhet në peticion. Nga ana tjetër, fansa të tjerë kanë bërë thirrje që Depp të zëvendësohet nga Colin Farrell. Farrell luajti në filmin e parë “Fantastic Beasts and Where To Find Them” publikuar në 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here