Rama jep lajmin e mire : Aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit. Lus Zotin edhe…..

0
15

Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë sot në konferencen e fundvitit se aeroporti i Kukësit do të futet në funksion dhe do të nisë fluturimet në pranverën e 2021.

Rama ka vijuar edhe më tej, ku ka përmendur edhe aeroportin e Vlorës, ku ka shtuar se shpreson që të kalohen pengesat dhe të rinisë gara.

“Po shkon shumë mirë puna në aeroportin e Kukësit dhe besoj se në pranverë do të hapet për fluturimet dhe do të jetë aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë. Uroj dhe lus zotin që pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës të kapërcehet në gjysmën e parë të janarit të kemi ofertat për garën e rihapur kombëtare për të hyrë në kantier edhe në Vlorë brenda verës që të garantojmë edhe aeroportin e madh ndërkombëtar në jugun e Shqipërisë. Menjëherë pas Vlorës, do të hyjmë në garë edhe për Sarandën. Kështu do të kemi panoramën përfundimtare të aeroportet”, ka thënë Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj