Kreshnik Spahiu flet për goditjen e fortë që ka marrë Meta-Kryemadhi: Ju tregoj politikanin që mbështesin ndërkombëtarët

0
48

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu sqaroi se ndërkombëtarët janë tepër vendimtarë në zhvillimet aktuale në vend, ndaj dhe në ngjarjet e fundit kanë dalë në mbrojtje të Ramës dhe jo opozitës.

“Gjithmonë ndodh që javën e parë kur bëhen protesta duket sikur Rama do bjeri nga pushteti. Ka shumë reagim dhe reaksion ditët e para. Por pas një jave rimerr veten Rama dhe bie opozita. Dy janë shkaqet kryesore:

E para, ky vit do hyjë në histori si viti i vetëm që PD nuk del në ballë zyrtarisht në një protestë. Meta pati atë për kushtetutën më 2 mars, por sheshi u mbush nga PD. Teatri u kryesua nga artistët, por sheshin e mbushën PD dhe LSI. Kishim dhe protestën për Klodian Rashës, që u nis si revoltë nga populli, por dhunën në shesh e bënë militantët e PD dhe LSI.

Së dyti, kemi ndikimin e ndërkombëtarëve. Metës i thanë mos përdor flamurin tonë në protestën tënde. Tek protestat e teatrit Kim i bëri thirrje liderëve që po bëni lojë, po i bëni për zhurmë që të shmangni vettingun dhe procesin në drejtësi. Pas dy ditësh u bë tryeza e 5 qershorit.

Dhe e treta, pse u ndal protesta. Kryemadhi tha se më thirri Yuri Kim dhe më tha hiq halabakët nga rruga. Në të treja protestat del hapur që ndërkombëtarët janë rreshtuar krah Ramës”, tha Spahiu në Open.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj