Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për bluzat e bardha. COVID-19 i ka marrë jetën parakohe radiologut, Hyqmet Musa.
Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur i spitalit të Kavajës, Drini Bardhi, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e kolegut të tij.
“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hyqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh! Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.
