Daja kalon shqetësimin shëndetësor/Nuk pret supermerkato të Partizanit në janar

0
202

Partizani ndodhet në vend të dytë në renditjen e Superiores dhe vetëm 6 pikë larg Vllaznisë së vendit të parë. Gara duket e dominuar nga shkodranët, por kampionati është ende i gjatë dhe të kuqtë mund ta lakmojnë vendin e parë në fund të fazës së dytë, e cila përkon me 50% të ndeshjeve të sezonit në kampionat. Në këto rrethana, objektivat e “demave të kuq:” dhe trajnerit Ilir Daja janë për titull, paçka se Partizani i këtij sezoni nuk shihet si pretendent. Fjalët e trajnerit Ilir Daja në fillim të sezonit që Partizani është skuadër e madhe e futbollit shqiptar dhe ka objektiva maksimalë, tregon se edhe ai vetë e di që presioni në kampin e kuq është shumë i madh dhe skuadrës i kërkohet maksimumi në rezultate edhe atëherë kur nuk i ka mundësitë kualitative për ta realizuar objektivin. Të mërkurën do të luhet java e 12-të e Superiores, që korrespondon me xhiron e fundit të ndeshjeve për vitin 2020, para se klubet të marrin pak ditë pushim për të bërë më pas një merkato të fortë që të realizojnë objektivat e tyre. Ndërkohë, ka një lajm të mirë që lidhte me trajnerin Ilir Daja, i cili ka kaluar problemet shëndetësore dhe tani është gati të japë me furi direktiva për një Partizan që do të tentojë të kapë me patjetër kreun. Gjithçka duket e mundur pas asaj fitoreje spektakolare 4-1 ndaj Kukësit pak ditë më parë. Dy fitore radhazi, njëra prej të cilave ajo e djeshmja me shifrat 4-1 ndaj Kukësit, kanë rikthyer Partizanin në vendin e dytë të renditjes me 19 pikë, 6 më pak se Vllaznia që kryeson me meritë kampionatin që prej javës së parë. Siç thamë, “Demat e kuq” prej ditësh janë përballur edhe me mungesën e trajnerit Ilir Daja, i cili ka kaluar një gjendje gripale dhe nuk ka preferuar të rrezikojë asnjë prej të tijve, por sot i është rikthyer punës dhe ka drejtuar seancën stërvitore. Tekniku i “të kuqve” ka përgëzuar të tijtë për paraqitjet e dhuruara në ndeshjet e fundit dhe ka bërë thirrje për një tjetër sforco në sfidën e radhës, atë ndaj Laçit të mërkurën, që është edhe ndeshja e fundit për këtë vit. Në ndeshjen ndaj kurbinasve trajneri Daja nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Solomon, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa pjesa tjetër e grupit janë gati dhe në formë të mirë.

Përgatitjet për Laçin

Tirana barazoi në fundjavë me Teutën dhe të dyja skuadrat humbën terren në renditje, pasi ekipet e Partizanit dhe Vllaznisë avancuan në klasifikim, duke u ngjitur në dy vendet e para. Tirana do të luajë këtë të mërkurë me Vllazninë, në atë që quhet “Klasikja e Shqipërisë”, ndërkohë që Partizani do të udhëtojë në transfertën e vështirë me Laçin, në një nga ndeshjet më të vështira të kësaj faze për “demat e kuq”. Për Partizanin objektiv është fitorja, kurse për kurbinasit kërkohet “autokritikë” pas disfatës që pësuan në fundjavë ndaj Kastriotit (1-0). Do të jetë një duel i hapur dhe i vështirë për të dyja skuadrat, por të kuqtë po e marrin seriozisht këtë sfidë, gjë që duket nga seancat stërvitore por edhe rikthimin e Dajës në krye të punëve. Siç dihet, Partizani ia doli të dielën të merrte suksesin e dytë radhazi, teksa bindi me rezultatin 4-1, ndaj Kukësit. Të kuqtë treguan një formë shumë të mirë sportive, ndërsa tashmë vëmendja shkon te sfida e fundit për 2020. Ajo do të luhet në transfertë ku i pret Laçi i trajnerit Shpëtim Duro. Por, për ta bërë edhe disi më të vështirë ndeshjen ndaj kurbinasve, ka menduar Solomon, i cili nuk ia doli të shmangte kartonin e verdhë në takimin ndaj Kukësit. Sulmuesi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe në këtë formë është automatikisht i pezulluar dhe ndaj kurbinasve nuk mund të kontribuojë. Tashmë, trajneri Ilir Daja do të mendojë për një tjetër zgjidhje, të cilit do t’i besojë qendrën e sulmit. Tek Partizani në këtë moment ka një optimizëm që duhet vlerësuar pozitivisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here