Lufta me Covid-19/ Vladimir Putin merr vendimin e rëndësishëm

0
235

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të marrë vaksinën  me Sputnik V për koronavirusin. Këtë e ka bërë me dije sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov një kanali televiziv shtetëror rus.

“Ai tha se do të vaksinohet, dhe e mori këtë vendim ndërsa priste që të përfundonin të gjitha formalitetet,” u citua zëdhënësi të ketë thënë për Rossiya 1 TV Channel në faqen e saj të internetit.

Rusia filloi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.

Personat mbi 60 vjeç mund të fillojnë të aplikojnë për ta bërë injeksionin të hënën, tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin të dielën, një ditë pasi ministria ruse e shëndetësisë tha se vaksina ishte aprovuar për përdorim nga të moshuarit pas një testi të veçantë.

Putin ishte shprehur më herët se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe ai nuk pa asnjë arsye për të mos u vaksinuar duke shtuar se po priste sa ajo të ishte e disponueshme.

Që nga fillimi i konfirmimit të rasteve të para me Covid-19 në Rusi, Putin ka punuar kryesisht në distancë, mbledhjet i ka zhvilluar online si dhe ka kufizuar udhëtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here