Dalin hetimet e reja për ndarjen nga jeta të Diego Maradonës, si mund të ishte shmangur vdekja e tij dhe kush janë 2 personat ‘fajtorë’ që pritet ta pësojnë keq

0
255

Ndarja nga jeta e legjendës së sportit Diego Armando Maradona la pas shumë dhimbje, por u shoqërua gjithashtu edhe me shumë zhurmë.

Rezultatet e para të autopsisë në trupin e ish-kampionit argjentinas, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor, konfirmojnë se ai nuk po merrte trajtimin e duhur mjekësor për problemet në zemër, do të mund të ishte shmangur vdekja e tij e parakohshme.

Tashmë, inspektimi i parë i shtëpisë së tij, pas vdekjes, kishte zbuluar se si mjedisi në të cilin ai jetonte nuk ishte i përshtatshëm për një pacient në rehabilitim post-operativ pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru.

Nga sa mësohet, ekzaminimet e autopsisë të urdhëruara nga prokurori do të kishin identifikuar si shkakun e vdekjes “edemën akute të mushkërive që rezulton nga përkeqësimi i dështimit kronik të zemrës” të Pibe de Oro.

Sytë nga dy mjekët

Që kur la spitalin, në fillim të nëntorit, pas operacionit, deri në ditën e vdekjes së tij, Maradona nuk i është nënshtruar testeve klinike, madje as për enzimat (të dobishme për kontrollimin e dështimit të zemrës).

Në shtëpinë e tij nuk kishte pajisje oksigjeni ose defibrilator dhe asnjë ilaç zemre nuk u gjet mes barnave të sekuestruara.

Në rast se vërtetohet se kjo situatë mund të ketë pasur një ndikim në vdekjen e Maradonës, organi i akuzës mund të fajësojë neurokirurgun Leopoldo Luque dhe psikiatren Agustina Cosachov, të cilët po trajtonin ish-kampionin, shkruan “Corriere dello Sport“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here