Turqia goditet sërish nga tërmeti i fortë/ Ministri i Brendshëm reagon menjëherë dhe tregon si është situata

0
232

Lëkundje të forta trëmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Turqi. Lëvizjet tektonike janë shënuar në Elazig me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej afërsisht 16 kilometrash.

Sipas mediave turke, lëkundjet e tokës u ndjenë edhe më Dijarbakir dhe Malatya por megjithatë nuk raportohet për dëme të madha. Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu qetësoi qytetarët se nuk kishte asnjë problem në terren. 

“Një tërmet me madhësi 5.3 Rihter dhe 15.94 km thellësi u shënua në qendrën Elazig në orën 09.37. Deri më tani nuk ka ndonjë situatë negative. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në fushë. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë,“-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here