Sot nis vaksinimi masiv në Europë/ Presidentja e Komisionit Europian zbulon cilat janë shtetet e para ku është dorëzuar vaksina Pfizer/BioNTech

0
192

Ditën e sotme nis vaksinimi i qytetarëve në ‘luftën’ kundër koronavirusit në të gjithë shtetet anëtare të BE-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u shpreh ditën e djeshme se miliona doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shpërndarë në 27 vendet anëtare të unionit.

Ndërkohë disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, BE ka raportuar më shumë se 335,000 viktima si pasojë e koronavirusit.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta izolimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here