Barcelona bën goditjen e radhës në merkato

0
37

Gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabricio Romano, ka raportuar sot se Barcelona ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Eric Garcia dhe është shumë e sigurt që ai do të nënshkruajë verën e ardhshme me ekipin katalanas. Siç bën të ditur Romano, kontrata do të jetë e firmosur për 5 vitet e ardhshme dhe Barcelona do të mundohet që ta sjellë atë në janar, ose ai do të transferohet gjatë verës.

Garcia për momentin është nën urdhrat e Pep Guardiola te Manchester City dhe po punon që të gjejë minutazh te kjo skuadër, por hapësirat janë të pakta. Transferimi te Barcelona do ta rikthente atë në shtëpi, pasi që ka qenë 9 vite pjesë e të rinjve të Barcelonës ku edhe u rrit si lojtar, para se të transferohej te City.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj